Situatë alarmante në Mat, zjarri përfshin sipërfaqe të mëdha pyjore, digjet një banesë

16 July 2024, 16:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Situatë alarmante në Mat, zjarri përfshin sipërfaqe të
Zjarri në Madhesh të Matit

Një zjarr i madh ka rënë gjatë ditës së sotme në Madhesh, në një masiv pyjor mes Kurbinit dhe Matit, duke përfshirë një sipërfaqe të madhe pyjore, teksa kërcënohen edhe disa banesa.

Sipas informacioneve të fundit, një prej banesave është përfshirë nga flakët, ndërsa zjarri ka shkatërruar edhe disa koshere me bletë.

Situata është tepër e rëndë, ndërsa zjarri dyshohet se është vënë qëllimisht. Kjo pasi në një hapësirë kohore prej 20 minutash, janë parë të ndizen plot 8 vatra zjarri në të gjithë zonën.

Flakët po i afrohen një zone të mbrojtur me pisha shumëvjeçare ku ndodhen edhe 5 banesa dhe 3 kulla. Të moshuarit raportohet se janë larguar prej aty për t’i shpëtuar lëndimeve.

Aktualisht pritet ndërhyrja me helikopter pasi terreni është tepër i vështirë për zjarrfikësit nga toka.


Video