Shtohet me 1 vit leja për qëndrimin e shtetasve ukrainas në Shqipëri

21 May 2025, 20:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Shtohet me 1 vit leja për qëndrimin e shtetasve ukrainas në

Prej pushtimit rus të Ukrainës, shtetasve ukrainas u është dhënë mundësia të qëndrojnë në Shqipëri pa një leje të posaçme qëndrimi.

Vendimi fillimisht në vitin 2022 kur nisi lufta, u caktua për një periudhë kohore 1 vjeçare, që tashmë është zgjatur deri në 4 vjet.

VENDIMI:

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.169, DATË 18.3.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E AFATIT TË HYRJES DHE QËNDRIMIT TË SHTETASVE TË UKRAINËS NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 29, të ligjit nr.79/2021, “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në pikën 1, të vendimit nr.169, datë 18.3.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e afatit të hyrjes dhe qëndrimit të shtetasve të Ukrainës në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, togfjalëshi “… 3 (tre) vjet …” zëvendësohet me “… 4 (katër) vjet …”.

2. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


Video