Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Altin Morina është njëri nga dy ish-punonjësit e policisë që është shenjëstruar nga autoritetet shqiptare dhe ato italiane në kuadër të operacionit të përbashkët mes dy vendeve kundër trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Morina është një nga ish punonjësit e policisë që del i përfshire te operacioni “Ura”.
Gjithashtu rezulton se emri i tij del sërish si i përfshire në bashkëpunim me grupet kriminale në një tjetër dosje.
Operacioni “Ura”, i zhvilluar nga strukturat e posaçme antikorrupsion dhe forcat e rendit, ka vënë në shënjestër një rrjet të gjerë të përfshirë në veprimtari të paligjshme, ku përfshirja e efektivëve të policisë e bën edhe më të rëndë situatën.