44-vjeçari shqiptar u gjet i vrarë me plumb në kokë në një stallë, merret në pyetje bashkatdhetari

29 April 2026, 08:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
44-vjeçari shqiptar u gjet i vrarë me plumb në kokë
Greqi

Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë që u regjistrua në zonën e Bournias, në rajonin e Messinia, ku një shqiptar është gjetur i pajetë brenda një stalle, duke ngritur dyshime të forta për vrasje.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është një 44-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili është gjetur me një plagë të shkaktuar nga armë zjarri në kokë, dyshohet nga një pushkë gjuetie. Autoritetet greke bëjnë me dije se arma e krimit nuk është gjetur ende në vendngjarje.

Trupi i pajetë u zbulua nga një çift që e kishte strehuar përkohësisht viktimën, një 47-vjeçar shqiptar dhe një grua greke 50-vjeçare, të cilët njoftuan menjëherë policinë.

Forca të shumta policore kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet intensive për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Hetuesit po mbledhin prova materiale, si dhe po verifikojnë pamjet e kamerave të sigurisë nga bizneset përreth, me qëllim identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të krimit.

Zona ku ndodhi ngjarja është pak e populluar dhe karakterizohet nga toka bujqësore dhe stalla, çka e bën më të vështirë hetimin. Deri më tani, tre persona janë marrë në pyetje nga policia lidhur me rastin.

 


Video