Shqiptarët protestojnë nesër në Bruksel kundër sulmit terrorist serb në Kosovë

6 October 2023, 19:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shqiptarët protestojnë nesër në Bruksel kundër sulmit
Foto ilustruese

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se do të mbështesë protestën e organizuar nga studentë shqiptarë të Evropës, e cila do të mbahet nesër në Bruksel, kundër sulmit terrorist serb në Veri të Kosovës.

Haradinaj tha se angazhimi i tillë i të rinjve shqiptarë në diasporë dëshmon lidhjen me atdheun e tyre.

“Në mbështetje të protestës së organizatave të studentëve shqiptarë në Evropë, e planifikuar të mbahet nesër në Bruksel, kundër sulmeve terroriste në veri të vendit.

Angazhimi i të rinjve shqiptarë por edhe i tërë diasporës sonë në promovimin e një të ardhme paqësore dhe prosperuese për të gjithë, dëshmon lidhjen që kanë ata me atdheun”, shkroi ai.

Në mbështetje të protestës së organizatave të studentëve shqiptarë në Evropë, e planifikuar të mbahet nesër në Bruksel”, shkruan Haradinaj në rrjetet sociale.


Video