Shqipëria i bashkohet sanksioneve ndaj Bjellorusisë

14 January 2025, 15:47Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shqipëria i bashkohet sanksioneve ndaj Bjellorusisë
Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko

Një numër vendesh i janë bashkuar sanksioneve të Bashkimit Europian kundër Bjellorusisë.

Këtë e ka bërë të ditur shërbimi për shtyp i Këshillit të BE-së.

“Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Islanda, Lihtenshtajni, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Norvegjia dhe Ukraina i bashkohen këtij vendimi të Këshillit të BE-së. Ata do të sigurojnë që politikat e tyre kombëtare të jenë në përputhje me këtë vendim”, thuhet në deklaratë.

“Bashkimi Evropian e merr parasysh këtë angazhim dhe e mirëpret atë”, thuhet më tej në njoftim.

Bëhet fjalë për masat kufizuese të vendosura më 16 dhjetor 2024 ndaj 26 shtetasve bjellorusë dhe dy personave juridikë.

Shqipëria i bashkohet sanksioneve ndaj Bjellorusisë
Sanksionet ndaj Bjellorusisë

Video