Shpërthimi i tritolit në derën e lokalit, shkak dyshohen përplasjet për drogë në Gjermani! Pronari: S'kam konflikte

18 July 2025, 09:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shpërthimi i tritolit në derën e lokalit, shkak dyshohen
Shpërthimi i tritolit në derën e lokalit

Një sasi e vogël lënde eksplozive ka shpërthyer në derën e një lokali në 'Rrugën e Durrësit', në Tiranë.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm (03:45) në lokalin e Arbër Sinanit. 

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Pronari i lokalit, Arbër Sinani, ka deklaruar në polici se nuk ka dijeni kush mund të jenë autorët që i kanë vendosur sasinë e tritolit në biznesin e tij.

Sipas tij, ai nuk ka konflikte me persona të tjerë. Në Shqipëri ai nuk figuron me precedent penal.

Arbër Sinani për disa kohë ka jetuar në Gjermani, ku dyshohet se mund të ketë qenë i përfshirë në aktivitet ilegal me lëndë narkotike. Dyshohet se mund të ketë përplasje me persona të tjerë në lidhje me konfliktet për drogën.

Dy kamera sigurie që janë në lokal, nuk janë të pajisura me DVR, çka e bën të vështirë punën e hetuesve për identifikimin e aktorëve të dyshuar.

Ndërkohë që janë sekuestruar kamerat e bizneseve të tjera përreth për të ndihmuar grupin hetimor.

Blutë vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ autorëve.


Video