Sherr me thika në Shëngjin, raportohet për të plagosur

3 August 2023, 21:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sherr me thika në Shëngjin, raportohet për të plagosur
Foto ilustruese

Një person raportohet se ka mbetur i plagosur pas një sherri me thika në Shëngjin.

Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë, dhe sipas informacioneve paraprake, personi që ka mbetur i plagosur është një shtetas nga Kosova.

Ka qenë një grup të rinjsh që janë pëleshur me njëri-tjetrin në zonën e lagunës "Kune-Vain", për motive ende të paqarta.

Mësohet se i plagosuri është transportuar drejt spitalit të Lezhës ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Forca të shumta të policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.


Video