
Pas një raportimi zyrtar nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA).
Kompania ndërkombëtare e hostimit Scaleway me seli në Francë ka reaguar menjëherë duke mbyllur një server që transmetonte përmbajtje televizive dhe sportive në mënyrë të paligjshme.
AMA thekson se do të vijojë monitorimin sistematik dhe raportimin e çdo rasti të shkeljes së ligjit, në mbrojtje të transmetuesve ligjorë, të drejtave të autorit dhe interesit publik.
Njoftimi i AMA-s:
SERVER I PALIGJSHËM IPTV
U ÇAKTIVIZUA
Pas raportimit zyrtar nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), kompania ndërkombëtare e hostimit Scaleway (Francë), ka reaguar menjëherë dhe ka mbyllur serverin që transmetonte përmbajtje televizive dhe sportive në mënyrë të paligjshme.
Serveri i raportuar transmetonte pa autorizim:
Kanale sportive premium
Televizione kombëtare
Përmbajtje audiovizive, të mbrojtura me të drejta autori
Në përgjigjen e saj zyrtare, Scaleway Trust & Safety konfirmon se:
“Shërbimi për klientin përkatës është pezulluar dhe serveri është nxjerrë jashtë funksionit
Ky është një tjetër hap konkret në luftën kundër piraterisë IPTV, në bashkëpunim me ofrues ndërkombëtarë të infrastrukturës.
AMA vijon monitorimin dhe raportimin e çdo rasti të shkeljes së ligjit, në mbrojtje të transmetuesve ligjorë dhe interesit publik.
#AMA #AntiPirateri #IPTVIllegal #Copyright