SAMITI I BE/ Eksperti i kriminalistikës: Ja 4 skenarët e rrezikut që po studiohen nga Shërbimet Inteligjente

5 December 2022, 13:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
SAMITI I BE/ Eksperti i kriminalistikës: Ja 4 skenarët e rrezikut
Ervin Karamuço

Ervin Karamuço, ekspert i Kriminalistikës i  ftuar në studion e Breaking në Top News ka folur në lidhje me sigurinë gjatë Samitit të BE ditën e nesërme.

Sipas tij në tryezë janë 4 skenarë që janë studiuar nga forca e sigurisë dhe shërbimet inteligjente.

“Skenar iranian, skenari i grupeve të radikalizuar, skenari rus, si dhe ai i grupeve kriminale që i shfrytëzojnë këto raste për të arritur një synim të caktuar. Këto janë pjesë e analizës së riskut. Janë tre perimetra,  i pari është ai i udhëheqësve të lartë, i dyti ai i tubimit dhe i treti për të gjitha zonat e nxehta që mund të përdoren për qëllime të tjera.

 

 


Video