Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, GJKKO nis gjykimin në mungesë për Altin Hajrin!

10 September 2024, 10:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, GJKKO nis gjykimin në
Altin Hajri

Gjykata e Posaçme ka vendosur kalimin për gjykim të çështjes në ngarkim të Altin Hajrit, anëtar i grupit kriminal që vepronte në Shijak. Hajri akuzohet për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës në janar të 2020.

Hajri do të gjykohet në mungesë pasi nuk është bërë e mundur gjetja e tij.

Më herët gjykata ka dënuar Festim Bexhdilin me burgim të përjteshëm ndërkohe ka nisur gjykimi për Dritan Rexhepin dhe 6 të pandehurit e tjerë, proces i cili është drejt fazës së fundit.


Video