Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 65-vjeçari në Divjakë

9 September 2024, 11:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 65-vjeçari
Foto ilustruese

Një 65-vjeçar është gjetur i pajetë në afërsi të banesës së tij në fshatin Spolat të Divjakës. Ai ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.  

Divjakë/Informacion paraprak

Rreth orës 08:00, në fshatin Spolat, Divjakë, është gjetur pa shenja jete, afër banesës së tij, shtetasi B. Ç., 65 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.  

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.


Video