Qendra “Lumturo Dhimbjen”, konferencë për autizmin

22 Prill 2026, 21:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Qendra “Lumturo Dhimbjen” do të zhvillojë nesër një konferencë rajonale për autizmin, ku do të marrin pjesë përfaqësues nga Bosnjë dhe Hercegovina, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, të cilët do të ndajnë praktika konkrete, modele funksionale dhe përvoja institucionale që bëjnë diferencë reale.

Njoftimi

Të nderuar të interesuar , përfaqësues të institucioneve, organizatave dhe profesionistë të fushave të shërbimit etj.

Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të bëheni pjesë e një eventi të rëndësishëm rajonal:

“Bashkëpunim Ballkanik për Autizmin: Nga Politikat tek Praktikat e Mbështetjes”

Një konferencë që sjell bashkë zëra, përvoja dhe vizione nga Shqipëria dhe rajoni, me qëllim ndërtimin e urave të bashkëpunimit dhe forcimin e mbështetjes për personat me autizëm.

Detajet e aktivitetit:

- 23 Prill

- Ora 11:00

- Tirana International Hotel, Tiranë

Në këtë konferencë do të marrin pjesë përfaqësues nga Bosnjë dhe Hercegovina, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, të cilët do të ndajnë praktika konkrete, modele funksionale dhe përvoja institucionale që bëjnë diferencë reale.

Pse të merrni pjesë?

- Të njiheni me praktikat më të mira në rajon

-Të krijoni lidhje bashkëpunimi ndërinstitucional

-Të kontribuoni në përmirësimin e politikave dhe shërbimeve për autizmin

Prania juaj do të ishte një vlerë e shtuar për këtë aktivitet dhe një hap konkret drejt një bashkëpunimi më të fortë dhe më efektiv.


Video