Polici i burgut të Burrelit tenton t’i japë fund jetës me armën e shërbimit, dërgohet në spital në gjendje kritike (EMRI)

26 February 2025, 08:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Polici i burgut të Burrelit tenton t’i japë fund jetës me
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Burrelit.

Polic i burgut të sigurisë së lartë të Burrelit, Sinan Kaxhani, dyshohet të ketë qëlluar veten me armën e shërbimit. Ai sapo ka mbërritur  në spitalin e Burrelit dhe sipas bluzave të bardha, gjendja e tij është kritike pasi ka marrë plumb në kokë.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në banesën e policit.

Mat/Informacion paraprak

Rreth orës 07:00, të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Burrelit, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë në banesë shtetasi S.K., rreth 54 vjeç, punonjës policie i burgjeve. 54-vjeçari është transportuar për ndihmë mjekësore në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.


Video