Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një vajzë e mitur 2-vjeçare është paraqitur ditën e djeshme në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë me shenja djegieje.
Policia thotë se e mitura është djegur aksidentalisht nga vëllai i saj 9-vjeçar, i cili ishte duke luajtur me bishtin e cigares.
“Ditën e djeshme, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin “Nënë Tereza”, e shoqëruar nga nëna e saj, një e mitur 2 vjeçe, të cilën e ka djegur aksidentalisht (duke luajtur me një bisht cigare) vëllai i saj i mitur 9 vjeç”, bën me dije policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.