Përplasi për vdekje të moshuarën në Fushë Krujë, arrestohet 59-vjeçari!

8 Prill 2026, 16:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Policia ka arrestuar ditën e sotme një 59-vjeçar, banues në Lezhë.

Ai është arrestuar nga forcat blu, pasi në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor “Ura e Gjoles-Fushë Krujë”, me automjetin që drejtonte ka përplasur një 83-vjeçare.

Si pasojë e plagëve të marra, e moshuara ka ndërruar jetë. Policia po heton më shumë mbi rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. 

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin A. Gj., 59 vjeç, banues në Lezhë, pasi në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor “Ura e Gjoles-Fushë Krujë”, me automjetin që drejtonte, ka përplasur shtetasen N. M., 83 vjeçe, banuese në Krujë, këmbësore, e cila për pasojë ka humbur jetën.


Video