Pas situatës "apokaliptike", Gramshi tenton t'i kthehet normalitetit

15 August 2025, 08:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pas situatës "apokaliptike", Gramshi tenton t'i kthehet
Gramsh

Vihet nën kontroll situata në Gramsh.

Të gjitha vatrat e zjarrit tashmë janë fikur dhe banorët po kthehen në shtëpitë e tyre.

Strukturat e emergjencave kanë kërkuar që të mbahet nën kontroll çdo vatër, pasi rreziku i riaktivizimit ekziston edhe pas fikjes.

Roje pylli, zjarrfikës e vullnetarë vijojnë të jenë të shpërndarë në terren për çdo riaktivizim të mundshëm.

Nga ana tjetër, po punohet për rikthimin e energjisë elektrike dhe ujit në fshatrat e prekur.

 

 


Video