Kreu i Ujësjellës Kanalizimeve në Shkodër njëkohësisht dhe nën kryetari i përgjithshëm i FRPD, Arvid Bushati pas shoqërimit në komisariatin e policisë së Shkodrës ka reaguar duke e cilësuar ndalimin absurd dhe me motive politike.
Në momentin e ndalimit Arvid Bushati ishte i shoqëruar nga kreu aktual i bashkisë, Bardh Spahija ndërsa thekson se sulmi ishte politik ndaj demokratëve në Shkodër. Bushati shtoi më tej se ka bërë padi për shoqërim të paligjshëm.
“Pash hezitimin në fytyrat e efektivëve për urdhrat që kishin marrë nga drejtuesit politik të Policisë së Shtetit,” – u shpreh ai, ndërsa shtoi se për rreth 5 orë qëndroi në komisariat pa marrë asnjë lloj shpjegimi.
Më 13 maj, një ditë para zgjedhjeve, Bushati u shpall në kërkim nga prokuroria si i dyshuar si organizator i shitblerjes së votave përmes shpërndarjes së ushqimeve me dy punonjës të tjerë të bashkisë Shkodër. Kjo është më pas u mbyll nga gjykata për mungesë provash ndërkohë mbetet ende e paqartë arsyeja e shoqërimit.