Pankartat më pikante të protestës së 26: Rama, Berisha, Balla, Balluku, Noka, Bido, Zegjineja dhe Sara Mila shpallen në kërkim

25 June 2026, 21:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pankartat më pikante të protestës së 26: Rama, Berisha,
Pankartat më pikante të protestës së 26

Pankartat me tone ironike dhe simbolike kanë tërhequr sërish vëmendjen gjatë protestës së 26-të radhazi para Kryeministrisë.

Qytetarët kanë afishuar në shesh “njoftime kërkimi”, ku janë përfshirë emra të figurave kryesore të qeverisë dhe mazhorancës, si kryeministri Edi Rama, ish-vartësja e tij Belinda Balluku dhe deputeti dhe ish-ministri Taulant Balla.

Në një nga pankartat shkruhej: “WANTED – Paaftësi pune – Taulant Balla – ish-ministër / Reward: $10,000,000”.

Ndërsa një tjetër pankartë i referohej ish-zëvendëskryeministres Balluku:  “WANTED – Për marrje vendimesh anti-shqiptare – Belinda Balluku – ish-zv.kryeministre / Reward: $10,000,000”

Mes pankartave ishte edhe një për kryeministrin Edi Rama: “WANTED – Për marrje vendimesh anti-shqiptare – Edi Rama – ish-kryeministër / Reward: $10,000,000”

Në protestë u shfaqën gjithashtu edhe pankarta me tone ironike ndaj figurave të tjera të PS-së, si deputetja Zegjine Çaushi, të cilën qyetarët e kanë “emëruar” përfaqësuese të PS në Instagram, si dhe deputeti Ardit Bido, i “emëruar” si përfaqësues i Partisë Socialiste në mediat ‘kazan’.

Pas ironive të posterave të ngjitur në murin e Kryeministrisë si “Wanted” të Ramës, Ballës dhe Zegjine Çaushit, ishte dhe radha e futjes në listën e të kërkuarve të Sali Berishës, Flamur Nokës.

Gjithashtu krahas tyre ishte dhe Sara Mila nga PS.



Video