Padia për shpifje, GJKKO shtyn për 13 janarin gjyqin e Gazment Bardhit dhe ish-drejtorit të policisë Shkodër, Edmond Sulaj

6 January 2025, 13:06Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Padia për shpifje, GJKKO shtyn për 13 janarin gjyqin e Gazment Bardhit
Edmond Sulaj dhe Gazmend Bardhi

Gjykata e Posaçme antikorrupsion shtyu për në datën 13 janar gjyqin për padinë e shpifjes të bërë nga ish drejtori i policisë Shkodër Edmond Sula ndaj deputetit të PD Gazmend Bardhi.

Gjyqtarja e çështjes e shtyu seancën për shkak se Gazmend Bardhi nuk kishte marrë dijeni për gjyqin e kësaj të hëne. I pranishëm sot ishte edhe Edmond Sula.

Seancën e kaluar, palët nuk pranuan ta zgjidhnin konfliktin me pajtim, çka bëri që Gjykata e Posaçme të kalonte çështjen në seancë gjyqësore.

Edmond Sulaj paditi në GJKKO kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazmend Bardhi, pasi ky i fundit në datë 12 shtator, në foltoren e Kuvendit, hodhi akuza ndaj ish drejtorit të policisë Shkodër.

Bardhi lexoi disa komunikime që kanë dalë nga aplikacioni Sky Ecc, për të cilat thotë se janë provë se drejtori i policisë Shkodër është emëruar nga bandat.

Përveç kësaj çështje, Bardhi është paditur në GJKKO edhe nga OSHEE sha.


Video