Nxiste të miturit për të kryer vjedhje, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë

3 September 2025, 15:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Nxiste të miturit për të kryer vjedhje, arrestohet

Një 39-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tiranë, pasi akuzohet se përdorte të miturit për të kryer vjedhje.

Sipas policisë, shtetasi me inicialet Xh. H., 39 vjeç, i nxiste tre të miturit e moshës 12 dhe 13 vjeç të kryenin vjedhje në disa zona të Tiranës.

Njoftimi i Poicisë:

Nxiste 3 të mitur që të organizuar si grup, të kryenin vjedhje në zona të ndryshme të kryeqytetit, kapet 39-vjeçari.

I ndaluari, i dënuar më parë për të njëjtin krim, për të cilin shtynte të miturit.

Sekuestrohen sende të vjedhura dhe sende që dyshohet se i shërbenin të arrestuarit, për të konsumuar lëndë narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, si rezultat i punës hetimore, për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit e implikuar në vjedhje, kapën në kuadër të operacionit “Nxitësi”, shtetasin e shpallur në kërkim, Xh. H., 39 vjeç.

Ai dyshohet se ka shtyrë në mënyrë të përsëritur, 3 shtetas të moshave 12 dhe 13 vjeç, për të kryer vjedhje të ndryshme, në disa zona të Tiranës.

Vijojnë hetime për të dokumentuar plotësisht veprimtarinë kriminale të 39-vjeçarit, në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.


Video