Një engjëll mbështet nga lart kombëtaren, një minutë heshtje në “Air Albania” për Martinin

19 November 2024, 20:51Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një engjëll mbështet nga lart kombëtaren, një

Ka nisur me një minutë heshtje në nderim të Martin Camit, ndeshja Shqipëri-Ukrainë në stadiumin “Air Albania”.

14-vjeçari u nda nga jeta në mënyrë tragjike, pasi u qëllua me thikë nga disa bashkëmoshatarë të tij, pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë.

Ai ishte i pasionuar pas futbollit dhe pjesë e të rinjve të ekipit të Dinamos.

Lojtarët kuqezinj dhe ata të Ukrainës kanë mbajtur një minutë heshtje, teksa imazhi i Martinit është shfaqur në ekranet e stadiumit.


Video