Nesër nuk ka as urbane në Tiranë, pezullohen nga ora 06:00 deri në 20:00

5 Dhjetor 2022, 20:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Urbanet

Ditën e nesërme do të pezullohen edhe linjat e urbaneve në Tiranë duke filluar nga ora 06:00 e mëngjesit, deri në orën 20:00 të mbrëmjes.

Vendimi është marrë nga Bashkia e Tiranës dhe duket si e detyruar për shkak të bllokimit të disa rrugëve kryesore nga ana e Policisë.

Në njoftimin e bashkisë, thuhet se vetëm autobusët e unazës së vogël do të qarkullojnë, por me itinerar të shkurtuar.

Nesër në Tiranë mbahet samiti i përbashkë Bashkimi Europian - Ballkani Perëndimor dhe blutë e kryeqytetit kanë marrë një sërë masa për ruajtjen e sigurisë.

Vendimi i Bashkisë së Tiranës:

Nesër nuk ka as urbane në Tiranë, pezullohen nga ora 06:00 deri

Video