Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka marrë masa administrative ndaj disa prej kompanive më të mëdha të ndërtimit në vend, pas konstatimit të shkeljeve të kushteve të përcaktuara në lejet e lëshuara nga autoritetet mjedisore.
Për shkak të mosrespektimit të këtyre detyrimeve, kompanitë Gjoka Konstruksion, Gjikuria, Anchor Beton, Eral Construction Company dhe Beton Express 2018 janë ndëshkuar me gjobë, si edhe me masën e pezullimit të aktivitetit.
IKMT thekson se, duke marrë në konsideratë mbarëvajtjen e sezonit turistik, u bën thirrje të gjitha subjekteve që ushtrojnë aktivitet, veçanërisht përgjatë vijës bregdetare, të tregojnë kujdes të shtuar në zbatimin e detyrimeve ligjore për mbrojtjen e mjedisit.