Ndërron jetë i burgosuri në Fushë Krujë, 39-vjeçari dërgohet në spital pa shenja jete (EMRI)

19 Korrik 2024, 19:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Burgu i Fushë Krujës

Një 39-vjeçar, i identifikuar si Afrim Shaqiri, i cili vuante dënimin në burgun e Fushë Krujës, ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Burime bëjnë me dije si i burgosuri është dërguar pa shenja jete nga burgu në qendrën shëndetësore të qytetit.

Nuk dihet shkaku i vdekjes, por paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale pasi viktima ka qene përdorues narkotikësh dhe trajtohej me metadon.

Trupi i tij mësohet se ndodhet në qendrën shëndetësore të qytetit, ndërsa do t’i kryhet dhe autopsia për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Video