MOTI/ Sot temperaturat arrijnë deri në 29 gradë celsius

9 April 2024, 07:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

MOTI/ Sot temperaturat arrijnë deri në 29 gradë celsius

Ditën e Martë vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme me mot të kthjellët dhe vlera të larta presioni për pjesën më të madhe të kohës.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina fiton shpejtësi deri në 9 m/sek duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 9 deri 26°C

në zonat e ulëta 9 deri 29 °C

në zonat bregdetare 12 deri 28°C


Video