Moti i keq, përmbytet lagjia ‘Besëlidhje’ në Lezhë, disa zona pa energji elektrike

19 January 2023, 07:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Moti i keq, përmbytet lagjia ‘Besëlidhje’ në

Reshjet e dendura të shiut që kanë vijuar gjatë gjithë natës kanë krijuar probleme në qytetin e Lezhës. Kanalizimet nëntokësore nuk e kanë përballuar nivelin e prurjeve dhe uji ka dalë në sipërfaqe. Situata më problematike paraqitet në lagjen ‘Besëlidhje’, ku përmbytja ka vështirësuar lëvizjen e këmbësoreve dhe automjeteve.

Gjithashtu uji ka bllokuar hyrjen e disa pallateve në bllokun e banimit 11 janari. Probleme ka dhe me furnizimin me energji elektrike në disa zona.

Për shkak të motit të keq, që prej mbrëmjes të së martës kapiteneria e portit të Shëngjinit ka pezulluar lundrimin detar për të gjitha llojet mjeteve. Mjetet lundruese janë ankoruar në port dhe nuk do të lejohet lundrimi deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.

Ndërkohë në Shkodër për shkak të prurjeve të mëdha lumi Buna në Muriqan dhe Oblik ka dalë nga shtrati dhe deri më tani raportohet për një sipërfaqe të përmbytur prej 275 hektarë.


Video