Mot i thatë dhe i ftohtë, parashikimi për këtë të martë

30 December 2025, 07:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mot i thatë dhe i ftohtë, parashikimi për këtë të
Foto ilustruese

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të thata dhe relativisht të ftohta.

Mot parashikohet i kthjellët dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura përqendruar në relievet malore kryesisht lindje të territorit, pas orëve të mesditës.

Reshje të dobëta e lokale shiu në lindje dhe përgjatë vijës bregdetare pas orëve të mesditës.

Në relievet malore verilindje – lindje e juglindje reshje bore me intensitet kryesisht të ulët, në formën e flokëve të borës. Prezencë e ngricave në akset rrugore kryesisht në zonat malore.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 4 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 10 m/s.

Deti – Valëzimi forcës 1ballë.

 

 


Video