Ministria e Mbrojtjes paralajmëron: Zjarrvënia dënohet deri në 15 vite burg

7 Korrik 2024, 16:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Ministria e Mbrojtjes i bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes me zjarret teksa hyjmë në stinën e temperaturave të larta.

Në një mesazh në rrjetet sociale Ministria e Mbrojtjes thotë se zjarrvënia në pyje mund të dënohet me burg deri në 15 vite, ndërsa shpalos edhe numrat e telefonit për raste emergjencash.

Njoftimi i plotë:

Shqipëria është futur në stinën e temperaturave shumë larta!

Një shkëndijë e vogël mund të shkaktojë dëme të pallogaritshme.

Dënimi i zjarrvënies në pyje me deri në 15 vjet burg tregon vendosmërinë e institucioneve tona ndaj këtij veprimi kriminal.

Të gjithë bashkë, të angazhuar në luftën kundër zjarrvënies së qëllimshme.

Informimi i shpejtë dhe koordinimi i autoriteteve janë thelbësore për të parandaluar katastrofat e mëdha. Forcat e Armatosura dhe Agjencia Mbrojtjes Civile janë gjithmonë në gatishmëri në mbrojtje të jetës, sigurisë dhe pronës të qytetarëve tanë përballë çdo rreziku që mund të shfaqet.

Në rast emergjence kontakto:

127

128

129

Ose në numrin e gjelbër të Emergjencave Civile

08000911.


Video