Ilir Meta ankimon sërish masën e sigurisë

6 October 2025, 10:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ilir Meta ankimon sërish masën e sigurisë
Ilir Meta

Ish presidenti Ilir Meta ankimon masën e sigurisë në Apelin e Posaccëm Antikorrupsion.

Ankimi u dorëzua nga avokati i tij mbrojtës në sekretarinë e shkallës së parë, teksa pritet që në ditët në vijim të caktohet data për shqyrtimin e kësaj kërkesë.

Në datë 8 tetor, pas dy ditësh, Gjykata e Lartë do shqyrtojë sërish rekursin e Metës për prishje të vendimit te GJKKO dhe të Apelit të GJKKO për masën e sigurisë “arrest në burg”.

Në këtë masë sigurie, ish presidenti i vendit qëndron prej tetorit të vitit të kaluar.


Video