
Kryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar, Fatmir Xhafaj, nuk ka pasur kritika vetëm për KLP-në.
Gjatë mbledhjes së sotme, ai ka hedhur akuza të forta edhe ndaj disa prokurorëve.
Xhafaj tha se ka prokurorë që hyjnë në Kadastër dhe veprojnë për llogari të një grupi të caktuar.
“Se kur shikoj prokurorët që shkojnë në Kadastër për llogari të një grupi të caktuar, apo një individi të caktuar, për një interes të caktuar, dhe bëjnë lëmsh gjithë kadastrën, këtë nuk mund ta zgjidhësh për një vlerësim 3-4 vjeçar. As nuk mund ta zgjidhësh se çfarë do bëjë ILD-ja”, tha Xhafaj.
Ai nuk dha detaje të mëtejme, por dyshohet se shqetësimi i tij ka të bëjë me një kontroll të premten e kaluar në Kadastër, nga ana e SPAK.
Raportohet se ata sekuestruan mijëra dokumente, gjatë kontrollit që kryen në Kadastër.
Nuk dihet nëse Xhafaj këtë mesazh e ka pasur pikërisht për prokurorët që kryen kontrollin javën e kaluar, apo e ka për ndonjë rast tjetër.
View this post on Instagram