Merret vendimi, shtohet një tjetër festë zyrtare

11 January 2024, 12:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Merret vendimi, shtohet një tjetër festë zyrtare

Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se kalendarit të festave do t’i shtohej një tjetër festë, Këshilli i Ministrave e ka bërë fakt. 22 Nëntori do të jetë Dita e Alfabetit.

Këtë fakt e bëri të ditur ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

“Këshilli i Ministrave po i propozon që 22 Nëntori të jetë dita e Alfabetit, një ditë pushim.

Ajo që bashkon shqiptarët është gjuha. Në kongresin e Manastirit zgjodhën të shkruajnë dhe të identifikohen nga kjo gjuhë e shenjtë. Kryeministri e njoftoi këtë fakt në samitin e Diasporës”, tha ai.


Video