”Më jep lekët”/ Ky është autori i dyshuar për vrasjen në Shkodër!

2 May 2023, 16:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
”Më jep lekët”/ Ky është autori i dyshuar
Në foto: Viktima Petrit Vuksani dhe autori i dyshuar Lekë Vuksani

Ky është 51-vjeçari Petrit Vuksani, i cili u vra me armë zjarri automatik mesditën e të martës në banesën e tij në Shkodër.

Ngjarja u regjistruar në këtë pallat në lagjen “Tom Kola”, teksa policia thotë se autori i ngjarjes së rëndë, është shtetasi Lekë Vuksani, ky që shihni në foton e siguruar nga VoxNews, i cili është shpallur në kërkim.

”Më jep lekët”/ Ky është autori i dyshuar

Edhe pse mbajnë të njëjtin mbiemër, viktima dhe autori i dyshuar nuk kanë lidhje gjaku me njëri-tjetrin. Viktima mësohet se para 1 muaji ishte kthyer në Shkodër nga Anglia, ku edhe jetonte. 

Petrit Vuksani kishte pasur konflikte me qiraxhiun e tij për çështje të pagesës, këto konflikte duket se kulmuan këtë të martë, ku Lekë Vuksani qëlloi disa herë me armë zjarri ndaj 51-vjeçarit.

Policia është vënë në ndjekje të autorit të ngjarjes dhe po mundohet që edhe me pamjet e kamerave të sigurisë të rindërtojë itinerarin e largimit nga banesa, për të bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e tij./VoxNews


Video