'Më dhunon'/ E reja në Poliçan në telashe, ish-bashkëshorti e denoncon!

13 February 2026, 15:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

'Më dhunon'/ E reja në Poliçan në telashe,

Një 26-vjeçare ka përfunduar në telashe me policinë, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortit të saj.

Policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasen me inicialet D.K.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Poliçan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen D. K., 26 vjeçe, banuese në Poliçan, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortit të saj, në banesën e tij”, sqaron policia.

 

 

 

 


Video