Mbytet në liqenin e Komanit një 20-vjeçar nga Kosova

26 August 2026, 19:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mbytet në liqenin e Komanit një 20-vjeçar nga Kosova
Liqeni i Komanit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure, 26 gusht, në liqenin e Komanit ku një 20-vjeçar është mbytur teksa po lahej në liqen.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë.

Sipas njoftimit paraprak të policisë 20-vjeçari L. D. ka qenë në liqen së bashku me disa shokë, ai ka hyrë në ujë për t’u larë, por dyshohet se është mbytur.

“Rreth orës 17:30, në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, Fierzë, shtetasi kosovar L. D., rreth 20 vjeç, i cili ka qenë së bashku me disa shokë, dyshohet se është mbytur teksa lahej në liqen”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.


Video