Mbante kallashnikov dhe municion luftarak, arrestohet 52-vjeçari në Këlcyrë

1 March 2025, 09:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mbante kallashnikov dhe municion luftarak, arrestohet 52-vjeçari në
Mbante kallashnikov dhe municion luftarak, arrestohet 52-vjeçari në Këlcyrë

Një 52-vjeçar në fshatin Toshkëz në Këlcyrë ka rënë në prangat e Policisë, pasi iu gjet një armë zjarri tip kallashnikov dhe municion luftarak.

Policia bën të ditur se në cilësinë e provës material është sekuestruar arma e zjarrit dhe municioni luftarak.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Këlcyrë-Nga kontrollet e kryera në bazë të inteligjencës policore, goditet një rast i armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohet 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak.

Vihet në pranga 52-vjeçari që e posedonte në banesë.

Në kuadër të veprimeve për goditjen e veprimtarive të paligjshme, bazuar në inteligjencën policore, shërbimet e Stacionit të Policisë Këlcyrë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Përmet, ushtruan kontroll në banesën e shtetasit K. L., në fshatin Toshkëz, Këlcyrë, ku dyshohej për armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur një armë zjarri kallashnikov me fishekë, që ky shtetas e mbante pa leje.

Në përfundim të veprimeve, shtetasi K. L., 52 vjeç, u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.


Video