Matura 2024, sot provimet me zgjedhje, publikohet pas 15 minutash teza e ekonomisë dhe fizikës

24 June 2024, 10:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Matura 2024, sot provimet me zgjedhje, publikohet pas 15 minutash teza e

Sot zhvillohet provimi i fundit i Maturës Shtetërore, ai i lëndës me zgjedhje, për rreth 28 mijë maturantë në gjithë Shqipërinë.

Siç është bërë traditë tanimë, 15 minuta pas nisjes së provimit në rrjetet sociale janë bërë publike tezat. Bëhet fjalë për provimin e Ekonomisë, për të cilin në rrjet është bërë publik varianti A.

Ndërkohë është bërë publik edhe varianti A i provimit të Fizikës. Kujtojmë se edhe më herët në provimet e Gjuhës së Huaj, Letërsisë dhe Matematikës, tezat e provimit dolën në rrjete sociale vetëm disa minuta pasi kishte filluar testimi.

Maturantët sot mbyllin provimet që i japin fund gjimnazit dhe i parapërgatisin për shkollën e lartë.

Matura 2024, sot provimet me zgjedhje, publikohet pas 15 minutash teza e


Video