Makina përplas për vdekje këmbësorin në bypass-in e Lushnjes

29 October 2023, 19:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Makina përplas për vdekje këmbësorin në bypass-in e
Makina përplas për vdekje këmbësorin në bypass-in e Lushnjes

Një këmbësor humbi jetën pasditen e së dielës në bypass-in e Lushnjes, pasi u përplas nga një automjet. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Plug-Saver, në rrethana ende të paqarta.

Viktima, identiteti i të cilit nuk dihet ende, dyshohet se është një bari i zonës.

Autoritetet policore ndaluan shoferen e automjetit, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti.

“Më datë 29.10.2023, në aksin rrugor Plug-Saver, shtetasja A. J., 28 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, rreth 65 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtueses së automjetit i është bërë testi i alkoolit dhe ka rezultuar që nuk kishte konsumuar pije alkoolike. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, si dhe identifikimin e 65-vjeçarit që humbi jetën”, tha policia në një njoftim për mediat.

 


Video