“Lidhjet i kam me shtet”, policët informonin trafikantët për aksionet antidrogë: Dëm 1.7 milionë euro!

3 March 2025, 12:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Lidhjet i kam me shtet”, policët informonin trafikantët
FOTO: I pari majtas Ervis Alisinanaj shefi i krimeve Lushnjë, Shkëlzen Ruska shefi i krimeve Himarë, Erdit Hazizaj efektiv policie deri në 2022 dhe Elvis Dervishi shefi i policisë kufitare Sarandë (në kërkim)

Në dosjen e SPAK, ku janë administruar jo vetëm biseda në të cilat një trafikant tregon i shqetësuar “se kam investuar 250 dhe do fitoj 650 mijë euro” dhe sipas tij po humbiste shumë, “megjithëse lidhjet i kam me shtet”.

Trafikanti shkruan se herë tjetër do veprohet jashtë vendit duke kujtuar dëmin qe i është bërë prej 1.7 milionë euro pasi iu bllokua në Greqi.

Sipas TCh, oficerët e arrestuar dhe një tjetër në kërkim ndihmonin për dhënien e informacionit për aksionet antidrogë.

Ndërkohë që në listën e të kërkuarve që jetojnë jashtë dhe janë në kërkim nga SPAK veço Kristo  Qiricit janë edhe Benci Toska, Shkëlqen Kraja, Xhino Nebi, Luic Bala.

Dy kryesorët nga hetimi i deritanishëm janë Kristo Qirici dhe Eldjon Alushaj, ndërsa në bisedat e Sky Ecc nga të dyshuarit përmenden edhe emra të tjerë oficerësh të policisë si dhe zyrtarë.


Video