Një tjetër protestë kundër ndërtimit të kullës 58 kate të lartë, është paralajmëruar sot në orën 18:30.
Protesta e organizuar nga "Lëvizja Bashkë" do të mbahet në lulishten midis "9 Katëshave" dhe Teatrit të Operas dhe Baletit që tashmë është rrethuar dhe pushtuar nga makineritë e rënda.
Lëvizja Bashkë i fton të gjithë qytetarët të marrin pjesë kundër këtij krimi urbanistik.
Njoftimi i Lëvizjes Bashkë:
LARG DUART NGA PARKU!
Mbrojtja e parkut pas Teatrit të Operës dhe Baletit ka nevojë për angazhimin e çdo qytetari të ndershëm në një zinxhir protestash.
Në Tiranën e sotme, të mbytur nga ndërtimet pa kritere urbanistike, zhdukja e një parku është një humbje e madhe për jetën e qytetit dhe shëndetin e qytetarëve.
Ne mund dhe duhet ta zmbrapsim këtë logjikë çnjerëzore.
Lëvizja BASHKË fton të gjithë qytetarët e Tiranës që sërish nesër (e martë) në orën 18:30 të ngremë zërin në vendin e krimit.
Qytetarët e bashkuar janë më të fortë se pushtetarët e korruptuar!
Takohemi te parku ynë!