Lamtumira për Enrik Mehmetin, Kryeministri Rama merr pjesë në homazhet në teatrin “Petro Marko”

19 July 2026, 13:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lamtumira për Enrik Mehmetin, Kryeministri Rama merr pjesë në
Kryeministri Rama merr pjesë në homazhet në teatrin “Petro Marko”

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në homazhet e zhvilluara për gazetarin Enrik Mehmeti, të cilat po mbahen në teatrin “Petro Marko” në Vlorë.

Gazetari Enrik Mehmeti humbi jetën pasditen e së shtunës, në moshën 40-vjeçare, pas një aksidenti me motor në zonën e plazhit të Porto Novës, në Zvërnec.

Familjarë, miq, kolegë dhe përfaqësues të institucioneve janë mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit gazetarit të njohur, i cili për vite me radhë ka raportuar ngjarjet dhe problematikat nga qarku i Vlorës.

Homazhet po zhvillohen në teatrin “Petro Marko”, ndërsa ceremonia e përcjelljes së fundit është parashikuar të mbahet në orën 14:00.

Lamtumira për Enrik Mehmetin, Kryeministri Rama merr pjesë në

Pas lajmit të ndarjes nga jeta të Mehmetit, reagime ngushëllimi kanë ardhur edhe nga figura të tjera politike, mes tyre kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.

Humbja e gazetarit 40-vjeçar ka sjellë dhimbje te komuniteti mediatik dhe qytetarët e Vlorës, ku ai ishte një figurë e njohur për raportimet e tij ndër vite.


Video