VIDEO/ Kërcënon xhaxhai i autorit të VRASJES së gjyqtarit: Ai që ma dënon nipin, do të përballet me plumba!

7 October 2025, 11:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

VIDEO/ Kërcënon xhaxhai i autorit të VRASJES së gjyqtarit:

Xhaxhai tjetër i Elvis Shkambit, autorit të vrasjes së gjyqtarit, Astrit Kalaja ka kërcënuar sërish me plumba.

Në një komunikim për mediat, Gjovalin Shkambi ka deklaruar se ai gjyqtar që do të dënojë nipin e tij, Elvis Shkambi do të ketë fatin e Astrit Kalasë.

“Nëse dënojnë atë, do të përballet me të njëjtën gjë. Ai gjyqtari që do e dënojë do përballet me plumba. Ka 13 vite që i shkojmë kryeministrit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by VOX News (@voxnews.al)

Na e jepni pronën që e kemi ble. Dhe me mua ka të njëjtën shpërblim, provat i dhamë. Ja kemi ble shtetit, ose me na çu në burg”, shprehet xhaxhai i Elvisit.


Video