Kush janë biznesmenët gjermanë që do vijnë në korrik në Shqipëri për të parë mundësinë për investime

1 July 2022, 15:40Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kush janë biznesmenët gjermanë që do vijnë në
Konsulli shqiptar Arten Hanku në ambientet e konsullatës me sipërmarrësit gjermanë

Disa sipërmarrës gjermanë të fushës së çelikut dhe fushës së riciklimit do të vijnë gjatë muajit korrik në Shqipëri me qëllim shqyrtimin e mundësive për investime potenciale në fushat përkatëse.

Bëhet fjalë për sipërmarrësit: Babak Momayezi drejtor administrativ i Metall Impex GmbH, Karl Heinz Kraus pronar i kompanisë CRA Dienstleistungen GmbH, Isak Neziri sipërmarrës shqiptar pronar i EFA Dienstleistungen GmbH me qendër në Mynih, dhe Deli Balidemaj.

Lajmin e ka bërë me dije konsullata shqiptare në Mynih përmes një postimi në rrjetet sociale. Sipërmarrësit gjermanë kanë zhvilluar ditën e djeshme një takim me konsullin shqiptar Arten Hanku në ambientet e konsullatës.

"Takim në ambjentet e Konsullatës ndërmjet konsullit të përgjithshëm të RSH, z. Arten Hanku, dhe sipërmarrësve gjermanë të fushës së çelikut dhe fushës së riciklimit, përkatësisht z. Babak Momayezi drejtor administrativ i Metall Impex GmbH, z. Karl Heinz Kraus pronar i kompanisë CRA Dienstleistungen GmbH, z. Isak Neziri sipërmarrës shqiptar pronar i EFA Dienstleistungen GmbH me qendër në Mynih, dhe z. Deli Balidemaj, mbi interesin e shprehur të tyre për të vizituar Shqipërinë në muajin korrik, me qëllim shqyrtimin e mundësive për investime potenciale në fushat përkatëse." thuhet në postimin e konsullatës


Video