KUJDES, FOTO E RËNDË/ Gjendet koka dhe trupi i groposur në fshatin Xarë në Konispol!

15 November 2023, 14:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
KUJDES, FOTO E RËNDË/ Gjendet koka dhe trupi i groposur në
Xarë të Konsipolit

Policia e Sarandës ka reaguar për mbetjet kockore që janë gjetur një natë më parë në fshatin Xarë të Konsipolit.

Policia thotë se ishin në proces dekompozimi dhe se do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për të vërtetuar se kujt i përkasin.

Mësohet se pjesa e gjetur është koka e një njeriu, e cila ka ende inde të buta dhe mendohet se ngjarja është e muajve të fundit.

“Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Xarrë, pranë varrezave të fshatit, janë gjetur mbetje kockore humane, në proces dekompozimi. Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.

KUJDES, FOTO E RËNDË/ Gjendet koka dhe trupi i groposur në

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë vijon punën për identifikimin e shtetasit/es, të cilit/es i përkasin këto mbetje kockore si dhe zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti”, njofton policia.



Video