
Në KQZ është duke u zhvilluar mbledhja e Komisionit Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS).
Në këtë mbledhje KAS ka vendosur hapjen dhe numërimin e 5 kutive për Këshillin Bashkiak në Pukë.
Ka qenë Partia leanca Demokristiane e Shqipërisë që ka kërkuar që të rinumurohen kutitë në bashkinë e Pukës për Këshillin Bashkiak.
“Shqyrtimi kërkesës ankimore nr. 63, me ankues Partinë Aleanca Demokristiane e Shqipërisë dhe objekt “Kundërshtimi i vendimit nr. 260, datë 16.05.2023 të KZAZ nr. 07, Bashkia Pukë, “Për miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultateve për zgjedhjet e Këshillit Bashkiak Pukë”, duke kërkuar rinumërimin dhe rivlerësimin e votave të vlefshme dhe të pavlefshme”, thuhet në njoftim.
Po ashtu në këtë mbledhje po shqyrtohet ankesat edhe për zgjedhjet e Këshillit të Bashkisë Përmet, si dhe për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në QV nr. 4310, QV nr. 4262, QV nr. 4242 etj., njësia zgjedhore Bashkia Gjirokastër”.