Kapet me 2.3 kilogram kokainë 42-vjeçari shqiptar në Francë

15 January 2023, 21:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kapet me 2.3 kilogram kokainë 42-vjeçari shqiptar në

Një 42-vjeçar nga Shqipëria është arrestuar pasi është përgjuar nga shërbimet doganore në zonën e Gerzat në Francë.

Nga mediat franceze bëhet me dije se në automjetin e tij u gjetën 2.3 kilogramë lëndë narkotike kokainë, ndërsa 42-vjeçari është arrestuar nga autoritetet përkatëse dhe po mbahet në paraburgim.

Sakaq, pritet që ai të njihet me dënimin e tij nga drejtësia franceze ditën e shtunë kur të dalë në gjykatë.


Video