Kapet “killeri” shqiptar në Itali

10 May 2023, 15:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kapet “killeri” shqiptar në Itali

Policia italiane ka arrestuar një 29-vjeçar shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi kishte kryer një vrasje në Shqipëri.

Shqiptari ishte në kërkim që nga shtatori i vitit të kaluar, pasi organet gjyqësore të vendit të tij kishin lëshuar një urdhër arresti ndaj tij për një vrasje të ndodhur në Shqipëri.

29-vjeçari kërkohej brenda dhe jashtë vendit nga autoritetet shqiptare.

Shqiptari lëvizte me një makinë së bashku me tre bashkatdhetarë të tjerë që jetonin në provincat e Trentos dhe Bolzanos. Ai është transportuar në burgun e Trentos e ndërsa pritet vendimi i gjykatës./Il Dolomiti


Video