“Kam humbur kontaktet me vajzën”/ Zhduket 18-vjeçarja në Lushnjë, i ati ngre alarmin në polici!

6 June 2024, 14:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Kam humbur kontaktet me vajzën”/ Zhduket 18-vjeçarja

Një 18-vjeçare është zhdukur në Lushnjë pa lënë asnjë gjurmë.

Ka qenë babai i saj që ka bërë kallëzimin në polici, ku është shprehur se ka humbur kontaktet me vajzën.

Policia njofton se shtetasi A. D., 49 vjeç, banues në fshatin Pluk, ka kallëzuar se ka humbur kontaktet me vajzën e tij 18 vjeçe.

Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e saj.

Njoftimi i policisë:

Në Komisariatin e Policisë Lushnjë është paraqitur shtetasi A. D., 49 vjeç, banues në fshatin Pluk, i cili ka kallëzuar se ka humbur kontaktet me vajzën e tij 18 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. 


Video