Shefi i Komisariatit të Kurbinit, ka pranuar akuzat për njohje dhe takim me Gëzim Çelën, i cili njihet dhe si “baron i drogës” ndër vite.
GJKO ka vendosur masën “arrest me burg” për shefin e Policisë së Kurbinit, i cili u arrestuar në kuadër të operacionit “Flakë në det”.
Të hënën e 9 Tetorit, Policia e Shtetit ekzekutoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shefin e Komisariatit të Policisë Laç, Dritan Metaj, ndërsa 3 shtetasit e tjerë u shpallën në kërkim.
Vetë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku në një konferencë për mediat dhe detaje në lidhje me operacionin “Flakë në det”.
Sipas tij në pranga u vendos shefi i komisariatit të Laçit, Dritan Metaj, ndërsa janë shpallur në kërkim Gëzim Çela, Arben Dalipaj dhe Roland Guzo.
Rrumbullaku u shpreh se këta persona dyshohet se janë jashtë territorit të Shqipërisë dhe në bashkëpunim me agjencitë e huaja ligjzbatuese po punohet për kapjen e tyre.