Ishte në shtëpi me gruan kur ndodhi shpërthimi, ja çfarë deklaron Mziu në Polici

19 September 2025, 08:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ishte në shtëpi me gruan kur ndodhi shpërthimi, ja
Xhelal Mziu

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Institutit në Kamzë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:55, teksa një sasi lënde plasëse ishte vendosur në murin rrethues të banesës së deputetit demokrat Xhelal Mziu.

Xhelal Mziu ka dhënë dëshmi në komisariat dhe ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd. Nuk dyshon tek ndonjë person.

Mziu ka qenë vetëm me bashkëshorten në shtëpi dhe fatmirësisht dëmet kanë qenë vetëm materiale.

Mësohet se kamerat e sigurisë së banesës nuk ishin funksionale për pasojë policia nuk e ka identifikuar ende autorin

Policia do këqyrë kamerat e zonës për të parë në rast se shërbimet e komisariatit të Kamzës do bien apo jo në gjurmët e autorit. Deri më tani nuk ka asnjë pistë konkrete për të përqendruar hetimet mbi këtë çështje.


Video